Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqje, pasi siç tha, “të gjithë e dinë se Qeveria nuk ka faj”.
“Është i nevojshëm demonstrim i përgjegjësisë morale. Shumica e di se Qeveria nuk ka faj në këtë punë”, tha Mickoski.
Në paraqitjen para mediave për tragjedinë në Koçan, Mickoski tha se nuk do të lejojë të fitojë sistemi i korruptuar.
“Mua nuk më duhet pushtet me çdo çmim. Unë këtu jam për të demonstruar shembull personal. Atëherë, do të lejojmë që të fitojë sistemi i korruptuar? Sigurisht se jo”, tha Mickoski.Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ekziston dyshimi se kompania për diskotekën “Puls” ka pasur dy licenca, kurse njëra ka qenë e falsifikuar dhe në bazë të saj ka vazhduar të veprojë si diskotekë.
Mickoski premtoi se do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër.
“Kam dyshime se kompania ka licencë të falsifikuar me ryshfet, nga udhëheqësia e kaluar e Ministrisë së Ekonomisë. Duhet të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.
Ai tha se biznesi ka funksionuar si kabare dhe gishtin për manipulime me licenca e drejton te ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.