Pas ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet se çfarë saktësisht do të ndërmarrë qeveria për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, konkretisht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Për këtë, Mickoski tha se “nuk do të lustrojë këpucët e politikanëve të BE-së”.
“Nuk jemi vetëm. Nuk jemi vetëm, kemi shumë miq, që janë pjesë e familjes europiane. Vazhdojmë të ndërtojmë miqësi që janë pjesë e familjes europiane. Por nëse mendoni se duhet t’ua lustrojmë këpucët dikujt prej politikanëve të vendeve të BE-së, dhe se kjo është mënyra dhe rruga e drejtë, më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë. Me mua mund të flisni vetëm në bazë të argumenteve”, deklaroi Mickoski.