Kryeministri Kristian Mickoski në intervistën e Vitit të Ri thekson se nuk kanë ndërmend të rrisin kufirin e moshës për daljen në pension, as të rrisin taksat, çka ishte një propozim nga Këshilli Fiskal, por edhe pjesë e rekomandimeve të Bankës Botërore. Fokusi është te politikat për zvogëlimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në buxhet.
- Absolutisht mbetem në qëndrimin tim, këtu askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, ne nuk i ndryshojmë politikat menjëherë. Ne kemi argumente, natyrisht, nuk jemi të ngurtë dhe të themi që nuk mund të bëjmë kështu, por kemi argumente. Më e lehta do të ishte të bëhej ajo që është rekomanduar nga Këshilli Fiskal dhe disa ekspertë të Bankës Botërore që duhet të rritet tatimi mbi vlerën e shtuar, kontributet për shëndetësinë dhe pensionet, të rritet kufiri i moshës dhe kështu me radhë. Ne fokusohemi në politika që do të çojnë në zvogëlimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal, mbledhjen e më shumë parave në buxhet, njëkohësisht rritjen e ekonomisë dhe mbledhjen e më shumë parave në këtë mënyrë në buxhet, për t’i shërbyer të gjitha këto, për të cilat momentalisht duhet të them se jemi absolutisht likuidë, thotë Mickoski.