4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMickoski njofton se së shpejti do të dihet çmimi i rrymës, të...

Mickoski njofton se së shpejti do të dihet çmimi i rrymës, të cilin EMV do ta ofrojë në tender

Për pak kohë do të dihet çmimi i rrymës, të cilin do ta ofrojë në tender EMV, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen nëse i ka marrë llogaritjet për çmimin e rrymës dhe nëse do të mbetet çmimi prej 62 euro për megavat orë ose do të rritet.

Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit tenderi për furnizim të rrymës për amvisëritë do të jetë për një vit, ndërsa jo për gjysmë viti si deri më tani.

“Këtë vit, sepse tenderi do të jetë për një vjet, nuk do të jetë për gjysmë viti si deri më tani, çmimin të cilin do ta ofrojë në tender EMV, ndërsa do të jetë propozim i Qeverisë, do të dihet për pak kohë, sepse është pjesë e mbledhjes së mbyllur të Qeverisë. Kështu që jini të durueshëm do ta merrni vesh”, deklaroi Mickoski.

Përndryshe EMV e dorëzoi çmimin e ri të rrymës në Qeveri, e cila duhet të vendosë nëse propozimi i termocentraleve është i pranueshëm ose nuk është i pranueshëm. Energjinë elektrike për amvisëritë EMV e shet nga 62 euro për megavat orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments