3 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Nevojitet një Kod Penal i ri që do të jetë pjesë...

Mickoski: Nevojitet një Kod Penal i ri që do të jetë pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistën e dhënë për edicionin qendror të lajmeve të TVM-së, deklaroi se Kodi Penal të cilin e solli qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së në fakt nënkupton amnisti për krimet e kryera, duke theksuar se është i nevojshëm një Kod Penal i ri i bazuar në përvojat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është edhe për opinionin maqedonas edhe për Brukselin. Ky Kod Penal, ashtu siç është, do të nënkuptojë amnisti të ashtuquajtur për një pjesë të krimeve të kryera për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara dhe prova, qoftë në fazën e hetimit ose në fazën gjyqësore. Pse? Sepse ky Kod Penal, për ato raste, është më i favorshëm dhe sipas Kushtetutës, ata e shohin më favorshmin për ta, dhe kjo do të nënkuptojë vjetërsimin e një pjese të veprave, pavarësisht nëse ne miratojmë një të ri, sepse i riu nuk mund ta përjashtojë këtë që është aktual. Kështu që ata që mendonin t’i siguronin vetes një shërbim të tillë, e kanë bërë këtë. Dhe këtu nuk duhet të kemi dyshime,” deklaroi kryeministri Mickoski.

“Një Kod Penal i ri, po, ne duam të miratojmë, të bazuar në përvojat e vendeve anëtare të BE-së, të përshtatur me sentimentet dhe realitetin tonë vendas. Një Kod i tillë Penal duhet të miratohet, nuk them jo. Por, do të përsëris, ky që është sot, lejon që një pjesë e rasteve që janë në proces gjyqësor ose në hetim, për të cilat ka dyshime të bazuara dhe prova për krime të kryera, të vjetërsohen. Dhe një ligj i ri ta përsëris, nuk mund t’i rikthejë ato vepra. Kështu që, të përfundoj, ata që kanë dashur me ato ndryshime në atë ligj, që aktualisht është në fuqi, të sigurojnë të ashtuquajturën amnisti politike për krimin ose amnisti të vërtetë për krim, e kanë kryer punën e tyre. Një ligj i ri, i bazuar në përvojat evropiane, do të jetë pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor dhe prokurorisë tek ne. Dhe po, ne planifikojmë të bëjmë diçka të tillë,” përfundoi kryeministri Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments