Sot pata një takim me zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor Gregory Knight, ka shkruar kryeministri Hristian Mickoski në profilin e tij në Facebook.
“Biseduam për sfidat e aleancës së NATO-s, bashkëpunimin tonë dhe shfrytëzimin e potencialeve.
Paqa dhe stabiliteti janë një segment i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.“Maqedonia kontribuon aktivisht në misionet e Aleancës së NATO-s dhe është krah për krah me ushtritë dhe forcat më të mëdha që garantojnë procesin e paqes”, ka shkruar Mickoski.