29.8 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeMickoski në takim me Toshkovskin: Do të ketë përgjegjësi me emër dhe...

Mickoski në takim me Toshkovskin: Do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet kryesor i Qeverisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke informuar se sot ka pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Në javën në të cilën promovuam investime të reja të huaja dhe vendore, nuk harrojmë segmentin kyç të agjendës sonë – luftën kundër korrupsionit. Krimi është një plagë kancerogjene e shoqërisë sonë dhe një nga arsyet kryesore të largimit të shtetit nga populli.Po dërgoj një mesazh të qartë: askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën. Do të ketë përgjegjësi për krimin sepse shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo përgjegjësi duhet të jetë me emër dhe mbiemër, pavarësisht prejardhjes së personit. Koha e drejtësisë po vjen. Vetëm kështu shteti do të bëjë më shumë për popullin. Drejtësia po vjen”, ka shkruar ai në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments