Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në faqen e tij në Facebook ka postuar fotografi nga darka e sotme e iftarit, në të cilën ka marrë pjesë së bashku me nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së Vlado Misajlovski dhe Aleksandar Nikoloski, kryetarin e Komunës së Aerodromit Timço Mucunski dhe Trajko Sllaveski dhe Zaklina Peshevska.
Maqedonia është e përbashkëta jonë, për të gjithë njerëzit, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook
