Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë, thotë mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë për zgjerimin e shumicë parlamentare. Mickoski thotë se shumica qeverisëse është stabile.
“Shumica qeverisëse është komode, komfore, me gati 2/3 e deputetëve që e mbështesin këtë qeveri, kështu që, mund të ketë, mund edhe të mos ketë, qeveria vazhdon të realizojë atë që e presin qytetarët. Gazetari: Por nuk keni Badenter, ja ligjet reformuese duhet të miratohen, nuk keni Badenter. Këtu është edhe Kodi Zgjedhor…Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Mickoski.