11 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vendimi i Izet Mexhitit për përkrahjen e protestës nuk e shikoj si diçka të mirë.

“Mirë është ta pyetni Mexhitin për këtë. Qeveria nuk do ta përkrah këtë protestë, por të të angazhohemi që kjo të kalojë qetë, të ketë incidente. Mendoj se përkrahja e Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve se frikësohet mos të humb pikë politikë, që mendoj se është diçka e gabueshme”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të atyre që ndiqen nga Serbia dhe nëse ka ndonjë marrëveshje me Kosovën, Mickoski tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet, mendoj për BDI-në, në këtë mënyrë mendon se do të mobilizojë votuesit e saj.

Më vjen keq që ka disa që e përkrahin këtë proces haptas dhe sipas mendimit tim kjo nuk duhet të ndodhte, por ky është vendimi i tyre.

Ne si qeveri do të angazhohemi që kjo të kalojë qetë dhe për të njëjtën kemi informuar edhe partnerët tanë strategjik”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments