16.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Shtator, 2025
BallinaLajmeMickoski me rol të tutorit paralajmëron BDI-në: Mjaft i mashtruat shqiptarët!

Mickoski me rol të tutorit paralajmëron BDI-në: Mjaft i mashtruat shqiptarët!

“Flitet për zgjedhje të parakohshme. Anketat tregojnë se nëse do të mbaheshin, VMRO-DPMNE-ja me siguri do të kishte mbi 62-63 deputetë, një shumicë të qëndrueshme me agjendë të fortë reformash. Por të mos gënjejmë veten, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë edhe humbje kohe të çmuar. BDI po e shfrytëzon temën për të mbledhur vota klienteliste, duke i gënjyer votuesit e saj se do të formonin një koalicion me VMRO-DPMNE-në. Unë u them atyre, si kryetar i Qeverisë, dhe mbi të gjitha si person, parimet janë të rëndësishme, jo kombinimet. Jo intriga, jo politikë. Ndaloni së gënjyeri elektoratin tuaj. Kjo është e pandershme dhe e pasaktë ndaj njerëzve që i keni manipuluar me vite. Si koalicion qeverisës, ne do t’ju mposhtim bindshëm”, këtë sot BDI-së, ia porositi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Nga ngjarja promovuese e partisë për kryetar të Shkupit, Mickoski vlerësoi se BDI-ja dukshëm nuk dëshiron reforma.

“Është e qartë se nuk doni reforma. Ju qëndroni në të njëjtën matricë me LSDM-në dhe kjo është një tragjedi për shtetin. Po bëni sikur jeni një parti që lufton për shqiptarët, ndërsa në dy dekada pushtet nuk keni ofruar asnjë projekt serioz për bashkësinë shqiptare. Të dhënat zyrtare tregojnë se sa qindra shqiptarë emigruan pikërisht gjatë periudhës suaj. U thoni nënave që i dërguan fëmijët e tyre jashtë vendit se çfarë fituan nga qeverisja juaj”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, BDI-ja dhe LSDM-ja jo vetëm që e shkatërruan qëndrueshmërinë institucionale dhe e sollën shtetin në prag të bankrotit, por edhe krijuan apati dhe dëshpërim.

“Derisa qytetarët varfëroheshin, ju pasuroheshit paturpësisht në kurrizin e tyre. Thirrjet e juaja për ‘kam bek’ përmes zgjedhjeve të parakohshme janë vetëm dëshmi për sy”, potencoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments