6.5 C
Tetovo
E hënë, 5 Janar, 2026
BallinaLajmeMickoski: Maqedonia qëndron pas SHBA-së lidhur me arrestimin e Maduros

Mickoski: Maqedonia qëndron pas SHBA-së lidhur me arrestimin e Maduros

Kryeministri Hristijan Mickoski sot arrestimin e presidentit venezuelas Nikolas Maduro nga ana e SHBA-së e krahasoi me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj Maqedonisë dhe ndryshimit të emrit për shkak të sigurimit të kushteve për anëtarësim, si dhe ndryshimin e flamurit për shkak të anëtarësimit në KB dhe theksoi se ky lloj precedenti ka ndodhur tashmë në praktikën ndërkombëtare.

Mickoski e konfirmoi qëndrimin e dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski se vendi qëndron pas hapit të Donald Trampit dhe SHBA-së për arrestimin e Maduros, si partner strategjik.

“Jam i shqetësuar për heshtjen shurdhuese të vendeve evropiane, në të kaluarën kur shkelej e drejta ndërkombëtare mbi varrin e Maqedonisë, ndërsa tani ato kanë një qëndrim mbi korrektësinë e veprimit. Pasi të bëni një përjashtim, atëherë ai bëhet praktikë dhe është çështje kohe kur do të godasë pas shpine”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments