8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski kushtëzon me balancuesin dhe badenterin! Sela: Gjuhë shqipe assesi nuk mund...

Mickoski kushtëzon me balancuesin dhe badenterin! Sela: Gjuhë shqipe assesi nuk mund të kushtëzohet

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për heqjen e 20% nga Kushtetuta kushtëzon më heqjen e badenterit dhe balancuesit. Mickoski edhe sot deklaroi se është i gatshëm që të bisedojë për heqjen e 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, megjithatë theksoi se me hapjen e Kushtetutës do të duhet të shqyrtohet heqja e badenterit dhe balancuesit, por edhe vendosja e një njësie zgjedhore.

“Unë jam për barazi. Jam për shtet në të cilin të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe kombëtare, të jenë të barabartë dhe për këtë nuk shoh pengesë që të bashkohen politikanët në Maqedoni, të votojnë një njësi zgjedhore në Kuvend. 05.23- 42 Jam për barazi që edhe kur të aplikojmë për vende të punës, në universitete, jam që të ketë gjithkund barazi, të ketë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Pse disa qytetarë të ndjehen të degraduar për shkak se i përkasin ndonjë kuote ose ndonjë përqindjeje, për këtë nuk e shoh nevojën për badenter dhe balancues”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe assesi nuk mund të kushtëzohet as me badenter e as me balancues, tha kreu i ASh-së, Ziadin Sela.

“Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe nuk mund të kushtëzohet. Ne kemi mirëkuptim për bashkëqytetarët tanë maqedonas në momentin që përballen edhe me Greqinë edhe me Bullgarinë, ne presim që të njëjtin mirëkuptim ta kenë edhe ato ndaj nesh ndaj gjuhës tonë”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.

Sa i përket balancuesit, Sela tha se kur do të ketë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat vetëm atëherë nuk do të ketë nevojë për balancues.

 “Nga java tjetër Aleanca për Shqiptarët do të propozoj prpopzim-ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, konform asaj që kemi premtuar para qytetarëve dhe në momentin që do të jetë ky ligj atëherë nuk shohim se përse duhet të jetë balanceri”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.

Ndërsa për badenterin, Sela tha se nuk e ka arritur qëllimin, por duhet gjetur mekanizëm tjetër që do të jetë më efektiv e pastaj të diskutohet për heqjen e mekanizimit të badenterit .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments