Kush do të garantoj se me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk do të ketë kërkesë tjetër nga Bullgaria, për të filluar bisedimet me BE-në? Këtë pyetje e parashtroi kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë ligjeratës që mbajti në Universitetin “John Hopkins” në Baltimore, që është në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ne nuk do të mund të jemi të gatshëm t’i fillojmë bisedimet nëse nuk i vendosim disa qindra qytetarë tanë në Kushtetutë, që do të thotë se ato do të jenë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantoj neve se kjo do të jetë kërkesa e fundit? Në rregull, nuk kemi përgjigje për këtë pyetje. Cili institucion në Evropë është kompetent të gjykoj të drejtat e dikujt që nuk janë të respektuara”.
Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato shtoi se duhet të jenë të dyanshme.
Mundësia e shfrytëzimit të potencialit ekonomik dhe mbështetjes politike, ishte njëra ndër temat që sipas njoftimit të Qeverisë është biseduar në takimin mes kryeministrit, kryetarit të Parlamentit Afrim Gashit dhe përfaqësuesëve të lartë amerikan, të mbajtur në Uashington. Në takimin me kongresmenët Pit Seshns, Robert Aderholt, Xho Mulenar ish këshilltarin e sigurisë së Barak Obamas Xhejms Xhons, Mickoski tha se nga të dyja anët janë potencuar raportet e mira biletarale.