27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz

Vazhdon zënka verbale mes Mickoskit dhe Llogës për fatin e Këshillit Gjyqësor. Mandatari nuk mendon njësoj sikur ministri i Drejtësisë se Uashingtoni dhe Brukseli ishin kundër shpërbërjes së përbërjes aktuale të Këshillit dhe shtoi se ka informacione për të kundërtën, përcjell TV21.

Mickoski thotë se ky premtim nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së është pjesë e luftës kundër krimit dhe do të rezultojë në rritjen e besimit në gjyqësor.

“Z. Krenar Loga ka pasur mundësinë gjatë mandatit të tij, në vend që gjyqësori të ketë besimin e qytetarëve prej 2, 3, 5 për qind, të bëjë reforma dhe ta rrisë atë besim. Fatkeqësisht atij i mungonte ajo”tha Mickoski.

Mickoski nuk i kurseu kritikat për Llogën, i cili më herët kishte akuzuar se ideja për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor do ta përqendronte pushtetin në një parti.

“Për fat të keq ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, krijoi terren pjellor nga Zajasi nga ku i do të lindin kuadro në prokurori dhe drejtësi. Mendoj se ka gjetur një lokacion të keq në Google Maps, duhet të gjente një tjetër, që është në zyrën e Ministrit të Drejtësisë”, deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments