Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të komentojë zhvillimet brenda koalicionit VLEN, përcjell TV21. Mickoski tha se ideja që VLEN të bëhet parti politike është e mirëseardhur dhe shtoi se ka komunikim të rregullt me liderët e koalicionit.“Unë nuk do të mund të komentoj se cilat janë zhvillimet në koalicionin VLEN, unë mund vetëm të them se kam komunikim jashtëzakonisht korrekt me secilin anëtar të qeverisë që vjen nga koalicioni VLEN, do të thosha shumë të suksesshëm, të drejtpërdrejt. Kam komunikim të rregullt me kryetarët e partive politike që janë pjesë e VLEN-it, kështu që konsolidimi i tillë në një subjekt politik është i mirëseardhur në skenën politike të Maqedonisë, por për zhvillimet e brendshme nuk është kulturë që unë të komentoj”, tha Mikcoski.
