Koalicioni qeveritar funksionon në mënyrë të përkryer dhe ambienti brenda është konstruktiv”, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas kundërshtimeve mes partnerëve qeveritarë ZNAM dhe VLEN.
Sipas Mickoskit, është logjike që të ketë qëndrime të ndryshme rreth disa çështjeve, por është me rëndësi që gjithmonë të gjendet një zgjidhje.
Është me rëndësi, thotë Mickoski që të përmendet se kjo Qeveri ka mbështetje nga më shumë se dy të tretat e deputetëve në Kuvend, edhe atë sipas tij, është me rëndësi për shkak se qytetarët presin rezultate.
“Përndryshe, opozita do të mundohet të krijojë mesazhe të tilla në opinion, por situata është shumë konstruktive dhe pa përjashtim, çdo ditë që është pjesë e koalicionit qeveritar mundohet të bëjë diçka të mirë për shtetin dhe qytetarët, që është shumë e rëndësishme”, tha Mickoski pas vendosjes së gurthemelit të sallës sportive në vendbanimin Ognjanci, në Komunën e Petrovecit.