31.4 C
Tetovo
E hënë, 8 Korrik, 2024
BallinaLajmeMickoski, Këshillit Gjyqësor: Do të më vinte turp po të kisha besueshmërinë...

Mickoski, Këshillit Gjyqësor: Do të më vinte turp po të kisha besueshmërinë vetëm dy përqind

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të bëjë reforma në gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm të flas nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik.

Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti sot se është i vendosur të bëjë reforma në gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm të flas nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik. Ai tha se, diçka duhet të ndryshojë pasi besimi i qytetarëve në gjyqësor është dy përqind dhe këtë drejtim, kryeministri theksoi se, do të vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje, pasi duhet të bëhet reforma serioze strukturore.

“Ai është pozicioni më i mirë, komfort. Të ulur në kolltukë të lëkurës, me tapeta të kuq të trashë dhe të vini çdo ditë në punë, të numëroni mijëra euro pagë mujore, ndërsa te qytetarët të gëzoni vetëm dy përqind besim. Është normal që kur dikush dëshiron të veprojnë në mënyrë invazive, të bëjë reforma dhe ta zgjidh atë menjëherë, nga ana tjetër të kemi mekanizëm mbrojtjes i cili thotë – jo, ne jemi kundër kësaj. Unë do të turpërohesha nëse do të kisha dy përqind besim dhe do ta lëshojë punën që e punoj, do të merrem me diçka krejtësisht tjetër”, tha Mickoski.

Nga Këshilli i Prokurorëve Publikë theksojnë se janë kundër shpërbërjes së Këshillit, sepse siç thonë, nevojitet përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments