-1.2 C
Tetovo
E shtunë, 4 Janar, 2025
BallinaLajmeMickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet te qytetarët, potenciali kadrovik i cili...

Mickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet te qytetarët, potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë KGj-së duhet të jetë me qëllim impozant para vetes

Përbërja e tanishme e Këshillit Gjyqësor ndoshta ka legjitimitet, por nuk ka legjitimitet te qytetarët, konsideron kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në intervistë për MIA-n theksoi se potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë këtë trup duhet të jetë me qëllim dhe agjendë impozante para vetes, por edhe me memorie institucionale pas vetes, gjegjësisht të ketë biografi dhe peshë, për shkak se “nëse njërën përbërje e ndryshojmë me të tjerë, ndërsa shprehitë dhe mënyra e sjelljes mbeten të njëjta, nuk kemi bërë asgjë”, njofton Portalb.mk.

“Një gjë është e qartë, se ky Këshill Gjyqësor i këtillë siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Ai ndoshta ka legalitet, por nuk ka legjitimitet për shkak se kredibiliteti i tyre është shkatërruar, besimi në përqindje është me numër njëshifrore, besimi është në nivelin më të ulët historik dhe ajo çfarë është e rëndësishme është se nuk ka ndërgjegjësim midis tyre që vetë të largohen, atëherë do të duhet ne të ndërmarrim hapa që ata të mund të largohen. Por, kjo nuk do të thotë se tani një palë persona të cilët e kanë sjellë situatën dhe gjendjen të këtillë siç është t’i ndërrojmë me persona të tjerë të cilët këtë do ta vazhdojnë. Potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë këtë trup ose këtë institucion me të vërtetë duhet të jetë me qëllim dhe agjendë impozante para vetes, por edhe memorie institucionale pas vetes, gjegjësisht të ketë biografi, peshë ai i cili do të jetë aty, sepse nëse ne një palë persona i ndërrojmë me të tjerë, ndërsa mbeten shprehitë e njëjta dhe mënyra e sjelljes nuk kemi bërë asgjë. E njëjta edhe për ne do të ndodhë një ditë, do të larohemi ne, do të vijnë të tjerë etj. Për ktë arsye, kur do të vijnë ato ndërrime, ndërsa kur do të vijnë si rezultat i ndërrimit në parlament në të cilën shumicë është kjo Qeveri dhe nëse  nuk ka ndonjëndryshim pozitiv atëherë ne do të jemi fajtorë dhe të gjithë do të thoë – ja, janë të njëjtë, ndërsa ky nuk është qëllimi ynë. Ne nuk duam këtë ta bëjmë”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen për atë se nëse mbtetet në qëndrimin për shpërbërje të plotë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurërove Publik.

Në pyetjen se nëse veting i plotë i gjyqësisë sipas shembullit të Shqipërisë është zgjidhja, kryeministri tha se kemi ligje të shkëlqyeshme dhe se nevojitet që prokurorët dhe gjykatësit të lirohet nga kufizimet e të fuqishmëve.

Rasti më eklatant i akuzave për përzeirje të politikës në gjyqësor është i dorëheqjes së kryetarjes së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Ajo theksoi se në periudhën e kaluar politikanët nga pushteti kanë bërë tentativa për të cenuar integritetin e saj personal. Ajo e drejtoi gishtin nga kryeministri Hristijan Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments