Mickoski i ka ofruar Kovaçevskit që ta refuzojë propozimin francez duke thënë se në këtë rast VMRO-DPMNE do të tërhiqej nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Njëkohësisht ai tha opozita do t’i vendosë të gjitha kapacitetet e partisë që t’i ndihmojnë qeverisë në të gjitha sfida dhe kriza që na presin këtë dimër, ndërsa në pranverë të bëhet rivlerësim i gjendjes. Mickoski thotë se ka ofruar edhe një variant tjetër, përkatësisht kushte që të pajtohen për fillimin e negociatave me BE-në.Në pjesën e konkluzioneve nga seanca e parë ndërqeveritare, të fshihen neni 11 dhe neni 14. Neni 11 parasheh se Maqedonia e Veriut nuk do të fillojë negociata derisa nuk e ndryshon Kushtetutën dhe derisa nuk i vendos bullgarët brenda Kushtetutës, ndërsa neni 14 thirret në protokollin i cili është pjesë e seancës së dytë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ku debatohet mbi çështjet e historisë, arsimit, kulturës dhe ndryshimin e librave mësimore.Pastaj, në kornizë negociuese, të rikujtoj se ky është dokumenti i dytë ku ka parime sipas të cilave do të zhvillohen negociatat. T’i fshijnë këta dy nene. Pjesa ku janë kontrollet vjetore, ndërsa kjo është pjesa ku janë definuar kriteret e Kopenhagës, kriteret sipas procesit të stabilizimit dhe asociacionit. Ta fshijnë pjesën ku janë kontrollet vjetore dhe ta fshijnë pjesën ku thirren në protokollin e seancës së dytë ndërqeveritare. Atëherë së bashku të dalim dhe ta përkrahim. Ja, le t’i bëjnë këto katër punë. Brukseli le t’i bëjë këto katër punë. Le t’i fshijë këto pjesë dhe menjëherë të ulemi dhe të bisedojmë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE –së.
Nëse i pranon kushtet apo jo, Kovaçevski nuk u përgjigj konkretisht, por e përsëriti qëndrimin se gjuha dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtur dhe se kemi propozim të pastër për fillimin e negociatave dhe për fillimin e skriningut.
“Sa u përket tezave që u parashtruan, në përgjithësi ato nuk hyjnë aspak, as në trajtimin e gjuhës maqedonase e cila është e pastër në kornizën negociuese, as në identitetin dhe vetëpërcaktimin e popullit maqedonas. Ky është dokument shumëpalësh i cili është harmonizuar në BE dhe neve na siguron fillim të negociatave me BE-në“, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.Konsultimet vazhdojnë edhe nesër. Kovaçevski thotë se partnerët e koalicionit qeveritar tashmë janë shprehur pro, ndërsa të tjerët do të prononcohen gjatë javës së ardhshme. Mbetet që të zhvillohen konsultime edhe me pjesë të partive opozitare. Nesër do të ketë takime me kreun e ASh-së, Ziadin Sela, ndërsa siç tha, pasi Qeveria ta dërgojë propozimin në Kuvend, i gjithë debati do të zhvillohet sipas rregullores, përkatësisht sipas procedurave që i parasheh Kuvendi.