9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski kërkon që në të gjitha shkollat në vend, çdo të hëne...

Mickoski kërkon që në të gjitha shkollat në vend, çdo të hëne të intonohet himni i RMV-së

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri që të obligojë të gjitha shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut.

Pas Komunës së Aerodromit, tashmë edhe komuna e Gazi Babës ka miratuar vendimin që procesi mësimor në shkollat në këtë Komunë të nis me intonimin e himnit kombëtar.

Sipas komunës, qëllimi është të krijohet shprehi tek fëmijët që të kenë respekt dhe dashuri për atdheun që në moshë të vogël.

“Unë i bëj thirrje ministrit të Arsimit që kjo të bëhet politikë shtetërore dhe njëkohësisht politikë të cilën të gjitha komunat, pa dallim se nga cila parti politike vjen kryetari I saj ta intonojnë himnin e Maqedonisë. Sepse, kemi shtete si përshembull partneri ynë strategjik, SHBA-të që ka shumë nacionalitete por të gjithë qëndrojnë drejtë dhe qetë derisa intonohet himni i Amerikës dhe të gjithë janë krenarë derisa e dëgjojnë himnin e Amerikës dhe të gjithë e respektojnë flamurin e Amerikës, gjegjësisht flamurin kombëtar. Ai që nuk respekton atributet kombëtare të vendit ku jeton atëherë vërtet kemi një problem serioz në sistem”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Vllado Dimovski nga Qendra e Tolerancës tha se këto vendime nuk janë zgjidhje sistemi por vendime parciale. Ai shtoi se patriotizmi nuk guxon të ndërtohet në dëm të edukimit të fëmijëve. Madje, Dimovski kujton se kjo ka të bëj me keqpërdorimin e fëmijëve për fushata të caktuara.

“Kjo që ndodhë tani po ndodhë në një vit parazgjedhor ku verbërisht do të përfitohen disa pikë të cilat nuk do të sjellin rezultate në zgjedhje, do të sjellin vetëm ndarje të popullit. Në vend që të kemi zgjedhje të qeta dhe demokratike ne do të kemi ndarje, ne jemi për himnin ju nuk jeni për himnin, ju jeni patriot e ne nuk jemi, dhe të tjera. Patriotizmi nuk ndërtohet në dëm të edukimit të fëmijëve, kjo nuk guxon të ndodhë. Patrioztizmi mund të ndërtohet me zgjidhje të caktuara të sistemit, me punë të caktuara, me kategorinë e rritur të njerëzve. Nuk mundemi ne që fëmijët nga klasa e parë, e gjashtë ose e shtatë ti bëjmë të bëhen patriot pas 10 ose 15 vjetës ose ti keqpërdorim për fushata të caktuara”, u shpreh Vllado Dimvski, Qendra e Tolerancës.

Sipas ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, himni intonohet ose këndohet me rastin e dërgimit të presidentit të vendit në vizitat zyrtare në vendet e huaja dhe gjatë kthimi të tij në vend. Kur vendosen kurora në varrezat ushtarake.

Në festime, tubime politike, parada dhe manifestime të tjera solemne me të cilat shënohen zyrtarisht ngjarjet me rëndësi për njësitë e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë takimeve ndërkombëtare, garave dhe tubimeve të tjera: politike, shkencore, kulturo-artistike dhe sportive nga të cilat Republika e Maqedonisë zyrtarisht merr pjesë ose prezantohet, në përputhje me rregullat dhe praktikat e mbajtjes së këtyre tubimeve.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments