Deklarimet e kardiokirurgut Zhan Mitrev rreth presionit që i ka përjetuar nga ana e ish/Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me të vetmin qëllim që ti merret Spitali Privat do të duhet të jenë si lëndë në Prokurorinë Publike, thekësoi Kryeministri Hristijan Mickovski.
Ky I fundit poashtu thekësoi se po dalin në pah presionet që I ka ushtruar Zaev gjatë kohës së krizës së Koronës.
“Kemi shumë dëshmi të cilat tregojnë për rolin dhe sjelljen e Qeverisë në atë kohë, ju akoma I kemi të freskëta kujtime rreth dispozitave ligjore dhe vendimet e ish Presidentit Pendarovski qëndrojnë akoma në Kuvend,me cka do të duhet që Kuvendi të shprehet për këtë qështje se cka do të bëjmë me këtë, dhe të shihet se aka dikush përgjegjësi në këtë, sepse ka dyshime reale, se një pjesë e madhe e këtyre vendimeve janë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickovski.
Ish-Presidenti Stevo Pendarovski po reagon ndaj akuzave të Kryeministrit Hristijan Mickoski se ai ka marrë vendime të paligjshme dhe jokushtetuese gjatë mandatit të tij në detyrë gjatë pandemisë Covid. Pendarovski, siç thekson ai në reagimin e tij, i ka dorëzuar të gjitha vendimet që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament, dhe Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur për ligjshmërinë e tyre. Ai i interpreton sulmet e Kryeministrit si shpifje të pabaza.
“Gjykata Kushtetuese konfirmoi me shumicë votash më shumë se pesë vjet më parë se vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nëse ka pasur abuzime atje, institucionet shtetërore që tani janë nën kontrollin e plotë të Mickoskit mund ta kontrollojnë këtë kur të duan, nëse duan. tha mes tjerash ish Presidenti I vendit Stevo Pendarovski në rrjetin Social Facebook”, theksoi ish-presidenti Stevo Pendarovski.
Nga ana tjetër lideri I LSDM-së Venko Filipçe, ditë më parë njoftoi se do të ngreh padi penale për shpifje siq tha porositësve dhe ekzekutuesve të këtyre shpifjeve. Ai poashtu u bërri thirrje qeveritarët që akuzat të cilat I drejtojnë në mënyrë të ligjshme le ti ekzekutojnë në institucionet e vendit.
Kurse nga VMRO-DPMNE-ja thekësuan se dëshmitë e kardio-kirurgut Zhan Mitrev, duhet të kontrollohen nga institucionet përkatëse, sidomos në pjesën ku akuzan se ish drejtuesit e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë I kanë keq-përdorë institucionet e shtetit në të kaluarën.
