Po kërkohen mekanizma ligjorë si të shkarkohet kryeprokurori Lupço Kocevksi, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke vënë qartë në dukje se nuk heq dorë nga ideja për largimin Kocevskit nga posti i i prokurorit të përgjithshëm shtetëror. Mickoski këto ditë e ka akuzuar Kocevskin se nuk ka kryer punën e tij dhe se për këtë arsye është e nevojshme shkarkimi i tij.Është e rëndësishme që kemi arritur në këtë përfundim, dhe tani duhet të shohim procesin ligjor si është që të mos mbetet përsëri ndonjë dilemë që pastaj në ndonjë raport tjetër emri i këtij personi të gjendet përsëri dhe se Qeveria ka bërë diçka që është e kundërta e diçka. Prandaj tani kemi arritur këtë konsttim, tani le të gjejmë rrugën e saktë deri atje”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.Kocevksi nga ana e tij thotë se këtë deklaratë nga kryeministri e dëgjon tash e disa muaj, por se ai vazhdon të kryejë punën e tij me ndërgjegje, për çka tregojnë shifrat e rasteve të përfunduara të paraqitura nga MPB. Deklaratën e kryeministrit Mickoski ai e konsideron politike.
“Unë do të vazhdoj të kryej punën ligjërisht, me ndërgjegje, profesionalisht dhe ende mendoj se gjithçka është vetëm deklaratë politike sepse rezultatet mund t’i tregoj se janë të theksuara në raportin tonë vjetor, dhe ja vetëm për informacion do t’ju them se nga Ministria e Punëve të Brendshme kemi një hyrje prej 14 mijë rasteve. Kjo hyrje si shifër prej 14 mijë rasteve është zgjidhur nga prokurorët publikë”, u shpreh Ljupço Kocevski – Prokuror i Përgjithshëm Shtetëror.Në lidhje me pavarësinë financiare, Kocevksi thotë se duhet të jetë 0.4 përqind e buxhetit, gjë që, siç theksoi, është në përputhje me ligjet. Megjithatë, Mickoski thotë se nuk sheh arsye për rritjen e pagave, sepse buxheti aktual që ndahet për sistemin gjyqësor është shumë më i madh se ai europian.
“Ka kryetarë gjykatash që kanë të ardhura mujore rreth 180 mijë denarë, rreth 3 mijë euro në muaj. Unë si kryeministër e bëj publik pagën time me përvojën në vitet që kam më parë, që është 155 mijë denarë. Tani duhet të zhvillojmë debat publik me individë, do ta përsëris, nuk është shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve, individë që kanë marrë pozicione nuk lëvizin me vinç, nuk mund t’i lëvizim prej atje, qëndrojnë ngurtësisht, luftojnë për kolltukun, pak janë 3 mijë, duan 5 mijë pagë mujore”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Mickoski gjithashtu njoftoi se lidhur me shpenzimin e parave nga gjyqtarët dhe prokurorët do të formohet një komision parlamentar që do të mbikëqyrë punën e tyre.
