-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski ka vlerësuar se Ali Ahmeti ka jetuar si sheik i Lindjes...

Mickoski ka vlerësuar se Ali Ahmeti ka jetuar si sheik i Lindjes së Mesme

“Maqedonia është marrë nga duart e popullit dhe është paraqitur në një pjatë para njëqind njerëzve të BDI-së dhe të poshtërve të LSDM-së. Në këtë vend me qeverinë e dobët të Kovaçevskit, Ali Ahmeti u bë biznesmen. Ka rënë miti për Aliun që ka mbretëruar në BDI, se të gjithë kanë vjedhur, por ai ka qenë i vetmi i sinqertë. Miti ra në momentin kur shohim sesi të afërmit e tij, fëmijë 20 vjeçarë, blejnë një ndërtesë në mes të Shkupit me vlerë disa dhjetëra milionë euro. Miti i ndershmërisë së Aliut ra në momentin që e pamë pallatin ku ai jeton, si ndonjë sheik i Lindjes së Mesme”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së në tubimin e sonte në Strugë.

Mickoski theksoi se këto zgjedhje kanë të bëjnë edhe me atë nëse BDI do të vazhdojë të qeverisë apo të shkojë në opozitë.

“Dualizimi i Maqedonisë nuk do të thotë vetëm rrënim i institucioneve dhe sistemit, por edhe privim nga kontrolli i popullit mbi shtetin. Dhe kur them populli, kam parasysh të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Sepse të gjithë vuajnë njëlloj nga ajo që po i bën Maqedonisë tandemi Kovaçevski-Ahmeti”.

Mickoski kërkoi nga qytetarët që të dalin masivisht në qendrat e votimit dhe të zgjedhin Gordana Siljanovska-Davkovën për presidente të Maqedonisë. “Zgjedhja e Gordanës presidente është zgjedhje për një Maqedoni krenare, një vend që do të udhëhiqet me dije dhe qëndrime. Një njeri me shenjën e tij dhe një lider që do ta përfaqësojë dhe mbrojë Maqedoninë në botë”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments