7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Ka grup pune për pr/ligjin për përfaqësim të drejtë, Minçev s’është...

Mickoski: Ka grup pune për pr/ligjin për përfaqësim të drejtë, Minçev s’është pjesë e grupit

Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij.

“Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë parlamentare. Përndryshe, po, ka një grup të tillë, ministri Minçev nuk është në atë grup”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments