8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski / Ka bisedime, por jo edhe marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Mickoski / Ka bisedime, por jo edhe marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron se data për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus. Nuk konfirmoi se 5 korriku është datë e mundur për zgjedhje rreth të cilit do të pajtoheshin partitë politike, por tha se ka kanale për bisedime mes tyre. Përsëriti se qëndrimi i partisë është se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe se zgjedhje duhet të mbahen kur ai nuk do të rrezikohet.

Pozitat tona lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha, opinioni i vendit i din, si dhe pozita jonë se kompromis duhet të arrihet për interesin e qytetarëve dhe të shtetit, por jo në llogari të shëndetit të qytetarëve.

“Kanali i komunikimit ekziston. Unë nuk do të dëshiroja në mënyrë shtesë të komentoj lidhur me kanalin për komunikim i cili ekziston sepse, nuk jemi të njëjtët dhe nuk jemi marrë të gjithë me një lloj të tillë të brifingjeve. Nëse ka marrëveshje dhe kur do të ketë marrëveshje ne do t’ia kumtojmë opinionit”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencë e sotme për shtyp.

Data, theksoi ai, duhet të caktohet në konsunsus të të gjitha partive politike të cilët ishin ulur në tryezë që në takimin e parë të liderëve që ai e ka organizuar pa dallim që në ndërkohë përmbajtja e tryezës është videondryshuar dhe një pjesë e atyre të cilët ishin në atë tryezë tani janë në koalicion.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në zgjedhje nëse Qeveria vendos t’i organizojë më 21 qershor, siç paralajmëron nëse nuk arrihet marrëveshje, Mickoski theksoi se partia nuk do të marrë pjesë në një proces të tillë zgjedhor.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë. Duhet të ketë konsensus. Kur është sjell dekreti nuk ka pasur konsensus sepse përfaqësuesi ynë në TV ishte i përmbajtur dhe nuk e ka mbështetur dekretin e njëjtë. Nëse ata vlerësojnë se ashtu duhet të menaxhojnë me shtetin atëherë le ta kenë me fat procesin zgjedhor”, ka thënë Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments