Me kënaqësi mund të them se deri më tani kemi siguruar saktësisht 61 deputetë, por kjo nuk do t’i ndalë negociatat me VLEN-in, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
– Bisedat me VLEN janë drejtimi i duhur. Synimi ynë i dytë është që me partnerët e koalicionit të kemi sukses në konsolidimin e 2/3 në Kuvendin e Maqedonisë dhe na duhen 2/3 për të bërë një ristrukturim serioz dhe ripajisje në kabinetin qeveritar, tha Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria duhet të sigurojë kushte ku biznesi të jetë komod për të bërë biznes dhe politikanët të bëjnë politikë. Siç theksoi ai, një pjesë e madhe e buxhetit vjetor të shtetit tashmë është shpenzuar. Mickoski nuk zbuloi se me cilin shtet do të jetë bashkëpunimi qeveritar dhe as kompaninë për investime private në sektorin energjetik.