2.6 C
Tetovo
E premte, 26 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMickoski: Janë blerë 120 automjete të reja policore për policinë e uniformuar

Mickoski: Janë blerë 120 automjete të reja policore për policinë e uniformuar

Kryeministri Hristijan Mickoski ka marë pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e furnizimit të policisë me 120 vetura të reja.

“Nuk do të kisha asgjë për të shtuar në ato që tha Ministri. Do të doja të përgëzoja punonjësit e Ministrisë, Ministrin, njerëzit që e udhëheqin këtë Ministri, për furnizimin e përfunduar me sukses, për projektin e përfunduar me sukses dhe ajo që është shumë e rëndësishme për mua, është se mobiliteti e anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme po përmirësohet.
Ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim këtë lloj projekti, sepse e vlerësojmë që siguria dhe do të thoja se pastrimi i krimit dhe korrupsionit në vend janë përparësia jonë kryesore si Qeveri, dhe Ministria e Punëve të Brendshme është një hallkë e pandashme në atë proces.
Pra, edhe një herë, më lejoni t’i përgëzoj, t’i falënderoj të gjithë punonjësit, Ministrin, të gjithë ata që e udhëheqin Ministrinë, të gjitha ato njësi që marrin pjesë në këtë projekt dhe le të urojmë, si të thuash, që ato të përdoren sa më pak të jetë e mundur, që do të thotë se do të ketë sa më pak krim dhe kriminelë.
Pra, edhe një herë, fat të mbarë!”, deklaroi me këtë rast kryeministri Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments