6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeMickoski: Jam shumë i zhgënjyer me aktgjykimin e Gjykatës në Tetovë, për...

Mickoski: Jam shumë i zhgënjyer me aktgjykimin e Gjykatës në Tetovë, për rastin e Teodorës! Kërkoj që të rishqyrtohet puna e gjyqtarit!

Kryeministri Hristijan Mickoski sot kërkoi rishikimin e punës së gjyqtarit nga Tetova, i cili dënoi me dy vjet burg Mensur Pajazitin, i cili shkaktoi aksident në trafik ku jetë ndërroi 22-vjeçarja Teodora Ristovska.

Për rastin që ndodhi në vitin 2022, Mickoski tha se është thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Tetovës dhe se kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të marrë masa për punën e gjyqtarit.“Populli u tmerrua nga aktgjykimi i djeshëm në Tetovë, autori i cili mori një jetë të re, pas ankesës, Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin në 2 vjet, por Gjykata Supreme i hodhi poshtë të dy aktgjykimet dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Gjykata në Tetovë dje e dënoi me dy vjet, personin që mori jetë të pafajshme, në moshën 22 vjeçare.Pyes publikisht, a ka njeri në vend që beson se kemi drejtësi të kënaqshme? Si njeri dhe prind, jam thellësisht i zhgënjyer nga ky vendim. Kjo nuk është drejtësi dhe këtu shoh një dështim të sistemit. E di që dikush do të më zemërohet tani për shkak të kësaj deklarate, por publikisht kërkoj nga Këshilli Gjyqësor që ta shqyrtojë punën e këtij gjyqtari që e ka marrë vendimin”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments