Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se përpjekja për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është sjellje e papjekur dhe budallaqe e koalicionit LSDM-BDI-LEVICA dhe se nuk ka bazë për zëvendësimin e kryetarit të Kuvendit.
Ai thotë se nuk do ta përkrahin iniciativën për interpelancë dhe kanë një sërë argumentesh pse nuk duhet bërë.
- Dallimi në lidershipin e Maqedonisë mes kësaj dhe asaj qeverie është i madh dhe tashmë ndihet në mbarë Maqedoninë. Mund ta vëreni te qytetarët. Mjaft me disfata dhe më në fund do të fillojmë të fitojmë, tha Mickoski në ditën e parë të shkollës dhe në vizitën në OSH “Steve Naumov” në Shkup.