5.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMickoski i prerë për pagën minimale: rritje po, por vetëm me marrëveshje...

Mickoski i prerë për pagën minimale: rritje po, por vetëm me marrëveshje – Eurostat dëshmon fuqinë më të lartë blerëse në rajon

Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve e përsëriti qëndrimin e Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale.

“Qëndrimin tonë lidhur me pagën minimale e kemi thënë, do t apërsëris, ne si Qeveri na konvenon rritja e pagës minimale, sepse do të kemi të ardhura më të mëdha në buxhet. Ne jemi punëdhënës i 100 000 të punësuarve, ndërsa shteti ka 705 000 të punësuar. Do të thotë ata 600 000 do të viojnë tek ne. Nëse shohim në mënyrë egoiste, atëherë mund të themi prej nesër të rritet, por ne themi, ne jemi Qeveri e cila në kuadër të dialogut social ndërmjetësin mes punëdhënësve dhe punëtorëve. Kështu që seciln marrëveshje që do ta arrijnë ata, qëndrojmë në meneidmin se ne si Qeveri do ta mbështesim. Kështu që nuk dop të kisha shumë për të shtuar”, tha Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë”.

Në pjesën e statistikës, shtoi kryeministri, Eurostat është institucioni i vetëm relevant në Evropë që thotë se shporta konsumatore në vend është më e ulëta në Evropë. Theksoi se nëse e krahasojmë me shportën konsumatore në rajon, është shumë më e ulët, për shembull me Shqipërinë, me Bullgarinë, me Greqinë, me Serbinë etj. apo nëse ndonjë mesatare evropiane është 100, shporta konsumatore tek ne është në nivel nën 75.

Mickoski theksoi edhe se Eurostat ka kumtuar për gjysmën e parë të vitit fuqia blerëse e rrogës minimale sa është, janë analizuar 27 vende në Evropë të cilat kanë implementuar pagë minimale.

“Ne ndodhemi nga mesi dhe jemi larg më konkurrues nga Bullgaria, Serbia, Kosova, BeH, Mali i Zi, kroacia, Shqipëria etj., dhe jemi krah për krahu mke Greqinë. Dhe vendi i vetëm i cili krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025 me gjysmën e parë të vitit 2024, fuqia blerëse e pagës minimale ka rritje. Tek të gjithë ka ose stagnim, ose ulje. Do të paraqiten komentues në rrjetet sociale të cilët do ta përqeshin këtë që po e them, por këto janë fajte që i publikon Eurostati. kemi zgjedhje, nëse do t’i besojmë Tevdovskit, Popovskit dhe Jovanoviqit, ministra në qeverinë e LSDM-së për Financa të cilët e bëjnë shportën minimale konsumatore, apo Eurostatit. Qytetrët duhet të zgjedhin kujt do t’i besojnë, unë veëtm e citoj Eurostatin dhe unë i besoj Eurostatit”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në Klinik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments