Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në Shkollën regjionale “Dimitar Pop Georgiev Berovski”, e cila gjendet në lagjen Hrom, komuna Gjorçe Petrov.
Kjo sallë moderne është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve për edukim dhe aktivitet fizik të më të rinjve tanë dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e talenteve sportive të nxënësve, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Me sallën e re sportive, shkolla, e cila aktualisht ka 493 nxënës, do të marrë hapësirë adekuate për orët e edukimit fizik, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Salla do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive, të mësojnë për rëndësinë e punës në grup dhe disiplinës dhe të forcojnë shëndetin e tyre fizik. Përveç kësaj, ky objekt do të jetë shumë i dobishëm për banorët, pasi do të mund të përdoret edhe për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve sportive lokale.
Në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një vend parkimi me 30 vende për punonjësit dhe vizitorët, ndërsa shtegu i ri do të sigurojë qasje të lehtë dhe të sigurt në shkollë dhe oborr të shkollës.
Ky projekt paraqet përmbushjen e dëshirës së kahmotshme të banorëve të Hromit dhe është kyç për krijimin e kushteve moderne për sport dhe arsim në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Mjetet e këtij projekti janë në vlerë prej 20.000.000 denarë.
Në ngjarjen është parashikuar që deklaratë për media të japë kryeministri Mickoski, theksohet në kumresën e shërbimit për shtyp të qeverisë.