8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeMickoski haron për të satën herë Zonën Industriale në Tetovë ,paralajmëroi investim...

Mickoski haron për të satën herë Zonën Industriale në Tetovë ,paralajmëroi investim të ri në Shtip?

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi investim të ri të huaj në Shtip. Siç deklaroi sot, këtë javë do të fillojë me punë kapaciteti prodhues i “Magna”, investitor i huaj në Shtip me 500-600 të punësuar të rinj.

“Investime të huaja po vijnë çdo ditë, bisedojmë dhe kemi rreth pesëmbëdhjetë që janë në proces zhvillimi dhe pres që të paktën gjysma të jenë të suksesshme, nëse jo të gjitha. Me kënaqësi mund të them se këtë javë do të fillojë me punë fabrika, kapaciteti prodhues i “Magna”, investitor i huaj në Shtip, me 500-600 të punësuar të rinj, punëtorë të paguar mirë dhe investim prej 45-50 milionë euro”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Novosellë të Strumicës.

Me këtë, shtoi kryeministri, shteti sërish po forcohet në rajon si destinacion për investime të huaja, destinacion që do të gjenerojë dhe absorbojë numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori. Sipas Mickoskit, ai synim vitin e kaluar është realizuar, ndërsa synimi është i ngjashëm edhe këtë vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments