5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski fillon procedurën për referendumin

Mickoski fillon procedurën për referendumin

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski dhe kryesia e kësaj partie të parët vendosën nënshkrimin në nismën për organizimin e referendumit. Pas mbledhjes së 100 firmave, materiali do të dorëzohet në Kuvend. Ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse nisma është formalisht në rregull përpara se të kalohet në hapat e radhës që parashikon ligji. Mickoski nuk përjashton mundësinë e obstruksioneve nga ana e pushtetit.

“Pres gjithçka duke marrë parasysh karakterin e regjimit hibrid i cili për momentin është shumicë e ngushtë parlamentare pres gjithçka”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i opozitës kërkon nga Presidenti Stevo Pendarovski të mos mbajë anën e pushtetit për referendumin. Ai thotë se vetë Pendarovski ka sugjeruar një pyetje për referendumin dhe ka thënë se ai paraqet akt legjitim.

“Nëse don të jetë President i të gjithë qytetarëve do të duhet ta respektojë edhe vullnetin e atyre qytetarëve të cilët përcaktohen për opozitën dhe të cilët kanë mendim të ndryshëm nga pushteti. Mua me vjen shumë keq që nga dita në ditë, Stevo Pendarovski, konfirmon se nuk është i denjë ta ushtrojë funksionin që e ka, President i të gjithë qytetarëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kërkesa për referendum, thotë Mickoski, nuk ka përjashtuar atë për zgjedhje të parakohshme.Nëse Kuvendi vlerëson se nisma për organizimin e referendumit është formalisht në rregull, do të duhet të mblidhen 150 mijë nënshkrime nga qytetarë që referendum të organizohet. Pyetja e referendumit do të jetë: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 18.01.2017? /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments