Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, i ka uruar punë të suksesshme liderit të ri të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe i ka thënë të jetë opozitë konstruktive dhe të punojë në interes të qytetarëve dhe atdheut..
Mickoski përsëriti qëndrimin se e shtrin dorën për bashkëpunim me të gjithë kur janë në pyetje interesat e shtetit dhe qytetarëve.
“Ne thamë se nuk do të ndërhyjmë, nuk duam t’u bëjmë të tjerëve atë që nuk duam që të tjerët të na bëjnë neve. Dhe në ekspozenë time në parlament kam thënë se sa herë që është fjala për interesat e Maqedonisë dhe të qytetarëve maqedonas, unë i jap dorën. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kështu vendosi anëtarësia e LSDM-së, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta respektojmë atë vendim sepse nuk kemi të drejtë dhe nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera politike”, tha Mickoski.