16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeMickoski e mbylli temën rreth emrit të shtetit / Në vend “Maqedoni”,...

Mickoski e mbylli temën rreth emrit të shtetit / Në vend “Maqedoni”, jashtë vendit “Maqedoni e Veriut” .

Betimin do ta jap me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Mickoski do të përdorë termin “së Veriut” – janë vetëm një pjesë të ballinave në mediat greke. Kreu i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari u gjend në faqen e para të mediave greke pasi që dje deri te Kuvendi e parashtroi planin për punë dhe përmbajtjen e Qeverisë së re.

Mickoski programin e dorëzoi me dosje të kuqe me simbolet e VMRO-DPMNE-së, ndërsa në dokumentacionin është përdorur emri i ri kushtetues i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Kjo sigurisht se tërhoqi vëmendje të madhe në Greqi, posaçërisht pasi që presidentja e re Gordana Siljanovska-Davkova shkaktoi reagime flagrante tek fqinji ynë jugor pasi që gjatë dhënies së betimit, shmangu shqiptimin e emrit kushtetues dhe përdori vetëm “Maqedonia”.

Edhe pse paraprakisht deklaroi se prapashtesën “e Veriut” nuk do ta përsërisë si papagall, megjithatë Mickoski paralajmëroi se në betimin për kryeministër do ta jetë emri i kushtetues i shtetit.

Mickoski para katër vjetëve në fushatën parazgjedhore deklaroi se nëse bëhet kryeministër, askush nuk mund të obligojë që të përdorë prapashtesën, edhe pse që atëherë deklaronte se ky është realiteti.

Mickoski njëkohësisht paralajmëroi se në të gjithë ngjarjet publike do të përdorë vetëm Maqedonia, ndërsa në komunikimin institucional në formë të shkruar do të përdorë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i ardhshëm njoftoi se gjatë vizitave jashtë vendit do të përdorë emrin kushtetues, përkatësisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments