okwww.telegrami.mk
Po krijohet një presedan mish-mash mediatik me terminologjinë që po përdor këtyre ditëve Stoilkoviçi trashëguesi i ministrisë së Artan Grubit, lidhur me thirjen për emërtimin e shtetit të Republikës së Kosovës sepse zyrtarisht me këtë emër e ka pranuar shteti Maqedonia e Veriut. Shprehja Kosovo i Metohija është shprehje që e përdorin zyrtarët sërb në Sërbi,partitë politike serbe në Kosovë dhe në Sërbska Bosna..Stoilkoviç nuk duhet të harojë është zyrtar i shtetit Maqedonia e Veriut dhe bën shkelje
Përdorimi nga ministri i Mickoskit…Stolikoviçit me termin Kosovo i Metohija është përdorim privat jo zyrtar ,ai duhet ta ketë të qartë .Republika e Maqedonisë së Veriut e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës me emër si Republikë e Kosovës jo Kosovo i Metohija..pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, duke u bërë atëherë shteti i pesëdhjetë që miratoi vendimin e Kuvendit..Pra nuk e ka njohur si Kosovo i Metohija . Mickoski si kryeministër në Qeveri duhet tia tërhjek vërejtjen dhe ti ndalojë aventurat lidhur me emrin ,në të njëjtën kohë si ministër ,do nuk do ,Stoilkoviçi të njohë realitetin e RMV të bëjë respektimin diplomatik të konventave ndërkombëtare..të nënshkruara nga RMV. Stoilkoviç nëse është i fortë le të mbledh deputet në Kuvend dhe le ta ndrojë terminologjinë ,.POR mos haroje se për momentumin është zyrtar i shtetit RMV jo person privat në Qeveri ,ligji nuk i jep të drejtë për shkak përkatsisë nacionale të shkel vendimin e Kuvendit ,por në emër të demokracisë ti respektojë rregullat ekzistuese ligjore dhe kushtetutën e RMV-së aktualen .Atëherë mund krijohet kaos anarkik çdo ministër në Qeveri të përdorë terminoligjinë e vet.Jo zyrtaren…
Pra Stoilkoviçi mendon se po bën Babën ndërsa keqpërdor Kushtetutën,dhe vendimet e Kuvendit…mbase ,mbetet e paqartë pse deri tash nuk ka kundër reagim nga Kryeqeveritari Mickoski? ….mbase mund të ketë ndonjë marrëveshje të heshtur nga Mickoski , Stoilkoviç me veprim hë për hë del mbi Qeverinë dhe Kuvendin kur dihet se Republika e Maqedonisë është trashëguese edhe nënshkruese të shumë konventave ndërkombëtare të dala nga ish shteti .RSFJ edhe për njohjen e shteteve ….Pra me rastin Stoilkoviç mund të hyhet në një aventur të anarkisë diplomatike ,ku p.sh ambasadorë shqiptar nga ,RMV,duke u nisur nga përkatësia etnike njësoj si rasti i Stolikoviçit ,në takime në vend të Flamurit shtetëror të RMV -së të vendosin si baraspeshë Flamurin Kombëtar Shqiptar pa atë shtetëror të RMV ,sepse një veprim tërhjek një kundërveprim kur i lejohet Stoilkoviçit pse mua nuk më lejohet …Anarkia diplomatike nuk i duhet MICKOSKIT në këto çaste si Kryeministër ai duhet ta ndërpres kët vetëshpallje të Stoilkoviçit …ose nesër mund të ndodhë ndonjë Ministër Shqiptar në Qeverinë e RMV -së në vend të Flamurit Shtetëror të RMV -së, vendos vetëm Flamurin Nacional Shqiptar në web faqe …pesha politike është e njëjtë kur Stoilkoviçi nuk respekton …nëse jemi të barabartë…para Kushtetutës …atëherë do vlejn rregullat e njëjta ….Mickoski ta këput qysh në start sjellljen anarkike të mosnjohjes ligjore …këlyshit veshët i priten i vogël .
Deklarata e Izet Mexhitit ishte e kuptueshme por zbutëse ,duhej ra hundëve se QEVERIA është institucion SERIOZ dhe çdo njëri duhet të zbatojë rregullat dhe ligjet ashtu siç është me Kushtetutë dhe zbaton ligjet e Parlamentit mos harohet se edhe zgjedhja e Qeverisë,kalon në Kuvend ..
Ndërsa Deklarata e BDI-së sa është për konsum ditor është edhe e konsumuar ..
.Me Vuçiçin që Kosovën e Quan Kosovo i Metohija dhe nuk e njeh si dhtet por pjesë e Sërbisë nuk jam takuar unë por Ali Ahmeti i BDI-së
www.telegrami.mk
P.S Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut duhet të protestojë dhe tu dërgojë demant MNINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË RMV-së …Pranimin me emrin zyrtar e Shtetit Republika e Kosovës është njohur nga Kuvendi i Maqedonisë në vitin 2008 zyrtarisht e ky mish- mash po krijon favore politike Serbisë të cilët edhe kërkojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut duke pasur urithin brenda që është aty..ministrin Stolikoviçin …Pse a vetëm shqiptarët duhet të jenë lojal ndaj shtetit RMV.. .serbët JO ?
Mesut Shabani Tetovë