8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Do të sigurojmë çmime më të ulëta të ilaçeve

Mickoski: Do të sigurojmë çmime më të ulëta të ilaçeve

Kryeministri Hristjan Mickoski paralajmëron avancimin e sistemit shëndetësor në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore.

Thekson se do të sigurojë çmime më të ulëta të barnave në tregun e vendit.

Po përpiqemi me strategji në mënyrë direkte në bisedime me prodhues të mëdhenj të barnave të sigurojmë çmime konkurrente të ulëta të mos jetë siç kanë qenë deri më tani, të rriten çmimet dhe pastaj përqindjet e caktuara përmes distributorëve dhe në këtë mënyrë të zbrazet Fondi dhe të zbrazet sistemi shëndetësor dhe në të njëjtën kohë qytetarët të mos marrin shërbime adekuate shëndetësore. Jemi në fazë të avancuar bëhet fjalë për njërën nga tri kompani në botë që nuk ishte sot prezent për shkak të importeve paralele. Më në fund I bindim të kthehen dhe qytetarët tanë të marrin shërbime cilësore shëndetësore me çmime konkurruese.”, tha kryeministri Hristjan Mickoski.

Mickoski poashtu theksoi se kanë filluar bisedime me sindikatat dhe gjatë javës së presin të dalin me një zgjidhje të problemeve që janë me vite. Ai rikujtoi së në fillim të mandatit të qeverisë kanë zgjeruar listën pozitive me ilaçe që janë tani të qasshme për qytetarët. Thotë se do të punojnë në përmirësimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëkohësisht edhe në kushtet e punës të punonjësve në shëndetësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments