“Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk ka të ndalur. Periudha që na pret, praktikisht këto dy javë, planifikoj të dal me një propozim para KI-së së partisë që të shqyrtohet mundësia e një deklarate për referendum duke mbledhur 150.000 nënshkrime”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. . Dr. Hristijan Mickoski mysafir në ditarin qendror të Televizionit Sitel.
Mickoski shtoi se qytetarët duhet të dalin në referendum dhe të deklarohen nëse e mbështesin apo jo kapitullimin e Qeverisë.
“Dhe vlerësoj që qytetarët duhet të japin mendimin e tyre, gjegjësisht të dalin në referendum dhe të thonë nëse janë PËR apo JO PËR këto ndryshime që i nënshkroi Qeveria pas këtij nokauti diplomatik dhe kapitullimit. Por le të dalim fillimisht si parti me qëndrim, pastaj opinioni do të ketë më shumë detaje”, tha Mickoski.
Mickoski ka treguar se kjo është iniciativa e radhës që planifikon t’ia propozojë KI-së së VMRO-DPMNE-së.
“Të fillojmë një iniciativë për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve dhe deklaratën për referendumin para qytetarëve”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër politikave të këqija të qeverisë. Fakti që Osmani e ka nënshkruar sot nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.
Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së