28.5 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaLajmeMickoski: Do ta paguajmë çmimin politik, që të mos paguajnë qytetarët

Mickoski: Do ta paguajmë çmimin politik, që të mos paguajnë qytetarët

Ajo që ekonomistët dhe profesionistët e prisnin si masë për luftimin e inflacionit, e paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Do të merren masat e nevojshme, të cilat në afat të shkurtër do të jenë të dhimbshme për qytetarët, por në afat të gjatë do të frenohet rritja e çmimeve që nga muaji në muaj po shpejtohet. Kryeministri Mickoski është i vetëdijshëm se këto masa do të sjellin pikë negative politike për Qeverinë.Absolutisht po, sepse jemi të vetëdijshëm, pasi e kemi lokalizuar problemin ku është, se kjo ndoshta do të ketë edhe çmim politik dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë. Por, më mirë në afat të shkurtër ta paguajmë atë çmim politik sesa qytetarët ta paguajnë në vazhdimësi në afat të gjatë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.Opinioni ekspert ka theksuar se masat për luftimin e inflacionit nuk duhet të jenë ngrirja e çmimeve dhe e marzhave, sepse një masë e tillë ka efekt “jo–jo”, domethënë pas uljes, çmimet ose kthehen siç kanë qenë ose ka rritje.

Sipas një pjese të ekonomistëve me të cilët ka biseduar TV21, inflacioni i korrikut, i cili arrin në 4,8 për qind në bazë vjetore, nuk është nxitur nga çmimet e ushqimeve, por nga faktorë të tjerë, siç është rritja e inflacionit bazë, në të cilin, ndër të tjera, përfshihen shërbime si transporti, hoteleria dhe turizmi, ndërsa përjashtohen ushqimet dhe energjentët.Dje, kryeministri Mickoski theksoi se në rritjen e inflacionit ndikojnë edhe rritja e pagave dhe e pensioneve. E sipas opozitares LSDM, kjo nuk është e saktë dhe çmimet nuk rriten për shkak të pagave dhe pensioneve.

“Rriten sepse nuk ka strategji për stabilitet ekonomik, sepse tolerohen struktura monopoliste dhe marzhe spekulative, sepse varemi nga importi për mallrat bazë. Përpjekja për ta hedhur fajin mbi punëtorët dhe pensionistët është politikisht e turpshme. Maqedonia meriton një ekonomi që do të punojë për qytetarët e saj, që do të sigurojë çmime stabile, treg të drejtë dhe mbrojtje të standardit të jetesës, e jo edhe justifikime për paaftësinë e vet”, u shpreh Fatmir Bytyqi nga LSDM.Nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Finance Think” mendojnë se inflacioni nxitet edhe nga konsumimi personal, i cili është rritur për shkak të pensioneve dhe pagave më të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments