Lëshimi i pasaportave dhe dokumenteve personale është nën kontroll dhe dhënia e tyre është brenda afatit ligjor prej 15 ditësh, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski i cili në SHFK “Stiv Naumov” në Shkup është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është zgjidhur problemi me dokumentet nga ana e MPB-së.
“Me kënaqësi mund të them se parregullsitë që ishin në praktikë në qeverisjen e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së rreth dhënies së pasaportave dhe dokumenteve personale është vënë plotësisht nën kontroll dhe tashmë në kuadër të afatit ligjor 15 ditësh qytetarët mund t’i marrin dokumentet e udhëtimit, pasaportat dhe dokumentet tjera personale. Nga informacionet që marr nga MPB-ja janë lëshuar diku rreth 1.740 pasaporta dhe rreth 1.440 letërnjoftime dhe diku 750.000 patentë shoferë. Kështu që nuk ka më turma, nuk ka tollovi dhe nuk ka më nënçmim të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Mickoski.
Kryeministri ka thënë se kjo është edhe një dëshmi se jo të gjithë janë njësoj, ndërsa kjo Qeveri kujdeset për interesat e qytetarëve.