10.1 C
Tetovo
E enjte, 31 Tetor, 2024
BallinaLajmeMickoski-Bexhetit: BE-ja është një vlerë që nuk nënkupton blerjen e qendrave tregtare...

Mickoski-Bexhetit: BE-ja është një vlerë që nuk nënkupton blerjen e qendrave tregtare dhe dyqane të shtrenjta në qendër të Shkupit

“Fatkeqësisht, për shkak të mënyrës se si keni qeverisur në 7 vitet e fundit, BDI dhe LSDM, ne sot jemi këtu ku jemi dhe këtë ka mundësi që i gjithë opinioni të shohë se kush janë njerëzit që pyesin nëse jemi për BE apo Rusia. Këta janë njerëzit që mbrojnë interesat. Kur ju flisni nëse jemi për Rusinë apo Evropën, imagjinoni situatën në të cilën kemi arritur. Të shohim kush çfarë ka bërë për Rusinë e kush për BE-në”, kështu Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare është përgjigjur në pyetjen e deputetit Blerim Bexheti se a jemi për Evropën apo për Rusinë.

Më tej ai shtoi se Bexheti, para se të bëjë pyetje të tilla, duhet të rikujtohet në ankdotën që po qarkullon se si partia e tij së bashku me partnerin e atëhershëm të koalicionit LSDM në mënyrë tejet joevropiane kanë bërë plane për sigurimin e deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Ekziston një anekdotë që thotë se këtu në Kuvend, kur u votua për ndryshimin e emrit kushtetues në një zyrë, disa përfaqësues të partisë politike BDI u përpoqën me ish përfaqësues dhe anëtarë të udhëheqësisë më të lartë të VMRO-DPMNE-së të arrijnë një konsensus për këto ndryshime kushtetuese. Ajo anekdotë thotë se një nga bashkëbiseduesit që atëherë ishin pjesë e udhëheqësisë të lartë të VMRO-DPMNE-së iu është përgjigjur, shikoni disa nga këta mund ti përfitoni edhe me një bisedë, mund ti përfitoni në rast ju mundësoni se kë do të amnistoni nga kriminaliteti, ndonjërit ti jepni tender e dini se ka kompani ndërtimi siç e dini dhe të ngjashme dhe në këtë mënyrë do të arrini në 80 deputet dhe deri te ndryshimi i emrit kushtetues. Kjo anekdota në zyrën e njërit nga ish-zyrtarët e lartë shtetërorë e përcjell, kështu thotë anekdota, një funksionar i lartë i BDI-së. Dhe e përcjell këtë përvojë duke thënë ai, shikoni tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë me këtë VMRO-DPMNE tani dhe të gjejmë 80 deputetë dhe të përfundojmë ndryshimin e Kushtetutës.

Por njëri nga bashkëbiseduesit, kështu thotë anekdota, në takim me një përfaqësues të lartë të udhëheqësisë shtetërore nga koalicioni i mbështetur nga BDI-ja dhe LSDM-ja, i ka thënë shiko, tani miqtë tanë që na ndihmuan atëherë nuk janë më në VMRO- DPMNE, çfarë të bëjmë. Nuk janë? Çfarë do të bëjmë që të jenë? Mu kujtua, do ta ndryshojmë Kodin Penal dhe ata që janë këtu do të vijnë, ata që janë këtu do të motivohen. Si do ta ndryshojmë, do ta bllokojnë këta të VMRO-së? Me Levicën do arrijmë marrëveshje në ndonjë mënyrë, por me VMRO-në si do të arrijmë marrëveshje? Dhe do ta vazhdojmë, do t’i ngjitim një flamur evropian, pastaj sërish do të vazhdojmë. Kështu thotë anekdota, nuk e di nëse është e vërtetë, por kështu thotë anekdota, kush është për BE-në e kush për Rusinë. Njëri prej tyre thotë në atë anekdotë, mirë, ky djali pa mjekër na bëri pak dëm, gjithë qendrën tregtare, i thamë vetëm të blej katin e parë, por ai ishte i vendosur për qendër tregtare dhe vetëm qendër tregtare do të blej ky djalosh që vendosi të blejë tregtarë . Mos gjithë qendrën tregtare i themi së paku vetëm katin e parë, nuk duhet gjithë qendrën. Kur përnjëherë krushku i njërit prej përfaqësuesve të lartë të partisë politike BDI me një Rolls Royce të shtrenjtë parkoi para rezidencës së atij përfaqësuesi të lartë të shtetit të mbështetur nga koalicioni LSDM dhe BDI dhe befas krushku e fton të hyjë në automjet, kështu thotë anekdota dhe e çon në një dyqan ultra të shtrenjtë në qendër të qytetit për të zgjedhur një udhëtim turistik në një destinacion të shtrenjtë, do të thosha ekzotik, që të planifikojnë në paqe si të sigurojnë 80 deputetë.

Kështu thotë anekdota. E them sërish, nuk e di nëse është e vërtetë, por kështu thotë anekdota për ata që sot janë për BE-në”, potencoi Mickoski dhe shtoi se BE-ja është vlerë në të cilën respektohen ligjet, e jo të poshtërohen qytetarët duke luajtur futboll e basketboll nëpër zyra.

“BE është një vlerë që nuk nënkupton anekdota të tilla. BE-ja është një vlerë në të cilën respektohen ligjet, dhe qytetarët nuk poshtërohen duke luajtur futboll, basketboll etj. BE nënkupton një gjyqësor të pavarur, BE nënkupton vlera që këta zotërinj këtu përballë nuk e dinë se si duken, e lëre më të thirren në ato vlera. I nderuar Blerim Bexheti, kjo Qeveri mund t’ju japë mësime për BE-në dhe vlerat që mbart BE-ja. Mund të mësoni për atë se si duhej më shumë se 20 vite duke i shfrytëzuar privilegjet e pushtetit të luftoni për vlerat e BE-së. Po të isha unë në vendin tuaj, do ta kujtoja këtë anekdotë që qarkullon këtu në Parlament dhe do të nxirrja një mësim nga e gjithë kjo. Më vjen keq që edhe juve ju dërguan në thellësi”, ka përfunduar Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments