Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski sot udhëtuan për në SHBA për vizitë pune.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut aktivitetet e para do t’i zhvillojë gjatë ditës së hënë.
“Sot udhëtojmë për në SHBA. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington ku do të shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Falënderojmë partnerët tanë strategjik”, u shpreh Mucunski.
Po ashtu në Uashington pritet të ketë takim mes kryeministri Mickoski dhe kryeministrit grek Mitsotakis. Kjo do të jetë takimi i pare pas reagimit të ashpër të Greqisë për përdorimin e emrit “Maqedonia” pa “e veriut”.
P.S Më habit fakti të paktën në Washington dora e djathtë e Mickoskit Arben Taravari të ishte në delegacion,tash ,i bie sikur pasi shkoi Mickoski si Kryeministër si me shku edhe VLEN ?! www.telegrami.mk