Ne bashkë me aleatët tanë duhet të shohim interesin tonë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për “Tv Sonce”, duke folur për konfliktin ruso-ukrainas.
Mickoski thotë se populli maqedonas është pro maqedonas, jo prorus siç e ndajnë politikanët në pushtet, duke theksuar se ai personalisht është i interesuar për interesat maqedonase dhe për shtetin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë i kuptoj qytetarët që në revoltë ndaj këtyre politikave nacionaliste që janë të revoltuar nga gjithçka ka ndodhur në vitet e kaluara, ndryshimi i emrit, ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, uzurpimi i pushtetit, shumë krim dhe korrupsion, kryeministri i paligjshëm i instaluar, si shenjë e revoltës do të jetë gjithmonë e kundërta e asaj që reflektojnë në publik këta politikanë të paligjshëm dhe me ndikim.
Dhe prandaj nuk mund të pajtohem dhe as të mbështes një tezë të tillë se populli maqedonas është pro-rus. Jo, populli maqedonas është pro maqedonas, dhe fakti që këta politikanë nuk kanë asgjë maqedonase në vete, ky është problem tjetër dhe ky është thelbi”, theksoi Mickoski.
Mickoski tha se i interesojnë interesat e popullit tim, popullit maqedonas dhe shtetit tim maqedonas.
“Më intereson se si 100 qytetarë të Maqedonisë të mbetur atje, gjysmat ende nuk mund t’i sjellin këtu”, thotë Mickoski.