Pasi pas tragjedisë në Koçan, kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski paralajmëroi se do të hapen edhe rastet e kaluara që të gjendet përgjigje për atë si u shuan jetë njerëzish, sot nga Tetova ndau se për këtë ka folur edhe me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse të dy kanë biseduar “për përgjegjësi të vërtetë për spitalin modular”, Mickoski tha absolutisht.
“Absolutisht flitet për të gjitha këto raste. Edhe për Llaskarcën edhe për Besa Transin dhe për spitalin modular në Tetovë dhe nga ato informacione që i kam tashmë po punohet. Kështu që të presim të dalin informacionet në publik, dhe pastaj t’i komentojmë. Askush nuk do të kursehet. Unë ua garantoj këtë”, u përgjigj Mickoski.
Në një intervistë televizive Mickoski e parashtroi pyetjen pse në spitalin modular ka ndryshuar ministria nga një në tjetër kur është bërë furnizimi publik, si dhe çështja pse kablloja është fajtor, kush e ka bërë projektin dhe ndoshta a mungojnë disa elemente.
Kryeministri Mickoski dhe shumë funksionarë në Tetovë bënë mbikëqyrje në ndërtimin e një pjese nga vazhdimi i bulevardit “Video Smilevski – Bato”.