3.9 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMickoski: Ashtu vendosëm! Maqedonia ko-sponsor i Rezolutës së SHBA-ve për Ukrainën

Mickoski: Ashtu vendosëm! Maqedonia ko-sponsor i Rezolutës së SHBA-ve për Ukrainën

Në tre vjetorin nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, SHBA-të dhe vendet nga BE-ja u bashkuan dhe parashtruan propozime të ndryshme për rezoluta në KB. Kievi mbetet pas tekstit të Gjermanisë dhe Francës, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia është ko-sponsor i rezolutës që e dorëzuan SHBA-të. Kryeministri Hristijan Mickoski pret që e njëjta të votohet nga shumica e Asamblesë së përgjithshme.“Vendosëm kështu, se do të jemi ko-sponsorë të Rezolutës që e dorëzuan SHBA-të”, tha Hristijan Mickoski.

Paraprakisht pjesë e mediave botërore publikuan se në tekstin që e propozoi Uashington nuk kritikohen mjaftueshëm aktivitetet e Moskës dhe flitet për konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës. Përveç Maqedonisë, tekstin e kanë mbështetur Hungaria dhe Izraeli. I pyetur për relacionet me administratën e re amerikane të Trampit dhe përkrahjen e SHBA-ve për vendin tonë, Mickoski u përgjigj se prej kontakteve të realizuara mund vetëm të përfitojë e jo të humbë.

“Ngadalë por sigurt nga Uashingtoni gjithkund nëpër botë do të përhapet normalja e re. Ne jemi mes të parëve që e përkrahim normalen e re dhe mendoj se kjo do të ndodhë në mënyrë masive në periudhën në vijim dhe se do të marrë përkrahje të madhe në botë”, tha Mickoksi.

Paraprakisht sekretari shtetëror i SHBA-ve, Marko Rubio theksoi se SHBA-të kanë propozuar një rezolutë të thjeshtë dhe historike me të cilën do të përcaktohet rruga drejt paqes. Uashingtoni refuzoi që ta përkrahë rezolutën e vendeve europiane. Me të kërkohet tërheqje e plotë të ushtarëve rusë nga territori ukrainas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments