shkruan: Beqir Sina/INA
Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA) ka marrë një përgjigje ndaj letrës të 25 shtatorit drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Përfaqësuesit të Lartë / Zëvendës Presidentit Josep Borrell në lidhje me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska – Kosovë, ku nga një sulmë terroristë I serbëve, mbeti i vrarë një polic nga Kosova- Afrim Bunjaku, ndersa u plagosën tre té tjerë.
“Z. Michel dhe z. Borrell i morën letrat tuaja, dhe, më udhëzuan të përgjigjem, “ shkruan znj. Elsa Fenet – Shefe e Divizionit EEAS-EUROPE.
Në përgjigjen e letrës thuhet se Përfaqësuesi i Lartë Borrell dënoi në termat më të ashpër të mundshëme sulmin kundër policisë së Kosovës që la të vdekur një polic të Republikës së Kosovës dhe disa të plagosur, dhe, bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në deklaratën e BEsë, të 24 shtatorit 2023.
Po ashtu në mënyrë domethënëse , theksohet në përgjigjen e dy zyrtarve të lart të BE-së , se : Përfaqësuesi i Lartë Borrell e dënoi në termat më të ashpër të mundshëme sulmin kundër Kosovës që la të vdekur një polic të Republikës së Kosovës dhe disa të plagosur, dhe, bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit qysh në deklaratën e BE-së, 24 shtator 2023.
Kjo është përgjigjëja e plotë ndaj letrës së Kryetarit të Këshillit Shqiptar Amerikan z. Haxhi Dauti:
I nderuar zoti Dauti,
Faleminderit për letrat tuaja të 25 shtatorit drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Përfaqësuesit të Lartë / Zëvendës Presidentit Josep Borrell, në lidhje me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska/Kosovë.
Z. Michel dhe z. Borrell morën letrat tuaja dhe më udhëzuan mua të përgjigjem.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell dënoi në termat më të ashpër të mundshëme sulmin kundër Kosovës, sulm ky që la të vdekur një polic të Kosovës dhe disa të plagosur, dhe bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në deklaratën e tyre të 24
shtatorit 2023.
BE pret që autorët të arrestohen dhe të sillen sa më shpejt para drejtësisë dhe Serbia, të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim
BE-ja vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë situatën në veri të Kosovës në deklaratat e saj të lëshuara më 3 qershor dhe 19 shtator 2023. BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve dhe theksoi nevojën që të dyja palët të fillojnë të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit në rrugën e normalizimit të saj. Anekset e zbatimit si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pa vonesa apo parakushte.
Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit.
Sinqerisht!
Elsa Fenet – Shefe e Divizionit:
EEAS.EUROPE. – Evropa Juglindore / Ballkani Perëndimor Shërbimi Evropian i Punve të Jashtme