3.5 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMichael Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

Michael Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

Vizitën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në vend e ka paralajmëruar ish-ministri gjerman për Evropë, tani deputet, Michael Roth me një mesazh që Bullgaria të njohë pakicën maqedonase.

Është shumë mirë që kryeministrat e rinj të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po takohen. Ashtu siç Maqedonia e Veriut njeh pakicën bullgare, Bullgaria më në fund duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të njohë pakicën maqedonase në Bullgari. “Asnjë vend në BE nuk mund të vendosë për gjuhën dhe kulturën e një vendi tjetër”, shkroi Roth në Twitter.

Roth ishte ministër për Evropën në Qeverinë e Angela Merkelit dhe konsiderohet si mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë dhe integrimeve të saj evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments