2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMicevski-VMRO-DPMNE: Talat Xhaferi të caktojë seancë urgjente për ligjet për TVSh-në dhe...

Micevski-VMRO-DPMNE: Talat Xhaferi të caktojë seancë urgjente për ligjet për TVSh-në dhe akcizën

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritje për Maqedoninë” sot parashtroi kërkesë deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për caktimin e seancës urgjente, ku në rend të ditës do të jenë ligjet e parashtruara nga ana e tyre – Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Akciza.

“Kërkojmë që kjo seancë të konvokohet sa më shpejtë, pasi çdo minutë e kaluar, prej se Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë për derivatet dhe produktet themelore, paraqet golgotë e paparë për qytetarët. Qytetarët tanë vuajnë, janë sjellur në situatë që të presin diçka të ndërmerret, pasi në situatë ku Qeveria i ka sjellur, mund të mbijetojnë mezi një javë, e jo një muaj”, deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Ai përkujtoi se me propozim ligjet dje të parashtruara, parashikohet që akciza për derivatet të përgjysmohet dhe të jetë pesë për qind, në vend të atyre aktuale 18 për qind, ndërsa prodhimet ushqimore të lirohen nga TVSH-ja deri nga fundi i vitit 2022.

“I bëjmë thirrje që udhëheqësia kuvendore ta caktojë seancën urgjente”, tha Micevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments