VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi sot në Kuvend interpelancën për kreun e këtij institucioni, Talat Xhaferi. Partia e Mickoskit akuzon Xhafertin për kaosin e shkaktuar në Kuvend, e që sipas tyre kupa u mbush me mbylljen më çelës të dyerve të sallës ku mbahen seancat plenare.
“Përmes interpelancës do të zbulojmë dhe do t’i nxjerrim në dritë të gjitha gjërat që janë në dëm të qytetarëve dhe shtetit, ndërsa gjëra të tilla ka shumë”, tha Nikolla Misevski, koordinator i VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se ai dhe partia e tij nuk janë aspak fajtor për kaosin që po mbretëron në vend.